Në datë 28.10.2019, 13.11.2019, 15.11.2019Qendra e Trajnimit të Administratës Tatimore dhe Doganore në bashkëpunim me Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve organizoi trajnimin me temë: “Taksat lokale. Taksat nacionale. Llojet. Administrimi i tyre” ku morën pjesëpunonjës të administratës tatimore si: inspektorë nga kontrolli në zyrë, specialistë finance, inspektorë të vlerësimit tatimor, inspektorë të mbledhjes së detyrimeve, specialistë zyre, specialistë vlerësimi pasurie të cilët ndoqën trajnimin mbi punonjësit vazhdues të administratës tatimore miratuar nga Bordi i QTATD.
Gjatë këtij trajnimi u diskutua mbi parashikimet e ligjit, objektin e ligjit, qëllimin e ligjit, zbatimin e Sistemit Tatimor në Republikën e Shqipërisë, rregullat e përbashkëta për taksat vendore, përjashtimin nga taksat, ankimin e taksapaguesit në nivel vendor, kundërvajtjet administrative dhe sanksionet.
Ky trajnim si pjesë e paketës për punonjësit vazhdues të administratës tatimore, u zhvillua në Rajonin Qendror, Jugor dhe Verior.