Qendra e Trajnimit të Administratës Tatimore dhe Doganore në bashkëpunim me Zyrën e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale zhvilloi trajnimet me temë “Mbrojtja e të dhënave personale” dhe ” E drejta për informim”
Pjesëmarrës në këtë trajnim ishin punonjës të administratës tatimore dhe doganore.
Në fokus të aktivitetit ishte njohja e zgjeruar e legjislacionit në fuqi për të dy fushat e përgjegjësisë të Zyrës së Komisionerit, roli e funksionet e saj, si dhe zbatimi i këtij kuadri rregullator në raport me veprimtarinë e administratës tatimore dhe asaj doganore.
Vëmendje iu kushtua trajtimit të rasteve specifike të shqyrtuara nga autoriteti ndër vite, forcimit të transparencës proaktive të këtyre institucioneve, trajtimit të dy të drejtave në balancë me njëra-tjetrën, si dhe masave tekniko-organizative për nivel të lartë sigurie në përpunimin e të dhënave përsonale.
Leksionet u dhanë nga znj. Besa Velaj Drejtor i Kabinetit IDP, znj. Elona Hoxhaj, Drejtor i Përgjithshëm për të Drejtën e Informimit dhe znj. Pjerina Gaxha, Drejtor i Përgjithshëm për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.