QTATD siguron formimin profesional të administratës tatimore dhe doganore, i cili përfshin
trajnimin:
a) në periudhën e provës;
b) për zhvillimin e karrierës;
c) për përshtatje profesionale, në rastet e ndryshimit të kërkesave të vendit të punës, sipas ligjeve
të fushës;
ç) me karakter të posaçëm për kryerjen e detyrave të veçanta;
d) për zhvillimin e njohurive profesionale.
Kurset organizohen për punonjësit në periudhë prove, si dhe në vazhdimësi për punonjës të tjerë,
sipas një grafiku të hartuar në përputhje me listat emërore të paraqitura nga drejtoritë përkatëse.
Bordi, në përputhje me natyrën e institucionit dhe për çështje të lidhura me objektin e punës së
Ministrisë së Financave dhe të organeve, në varësi të saj, mund të vendosë edhe organizimin e
programeve të tjera me karakter fakultativ.