Trajnimi për Administratën Tatimore me temë: Ligji nr. 29/2023, datë 30.03.2023 “PËR TATIMIN MBI TË ARDHURAT”

Qendra e Trajnimit të Administratës Tatimore dhe Doganore ka filluar trajnimin me strukturat e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve mbi ligjin Nr.29/2023, datë 30.03.2023 “Për Tatimin mbi të Ardhurat”.

Në fillimin e ciklit të këtij trajnimit 10 ditor, mori pjesë Ministri i Financave dhe Ekonomisë Z.Ervin Mete. Ai vlerësoi rëndësinë e trajnimit për administraten tatimore në kuptimin sa më të drejtë të ndyshimeve që përmban legjislacioni, në mënyrë që secili punonjës të jetë këshillues i mirë i tatimpaguesve dhe zbatues sa më i mirë i dispozitave të reja që përcaktohen në ligj në përmbushje të funksioneve të shërbimit e edukimit të tatimpaguesve si dhe të kontrollit të zbatimit të ligjit dhe të pagimit të detyrimeve që ai cakton.

Pjesë e panelit ishte dhe Z.Ceno Klosi, Drejtor i Përgjithshëm i DPT. Ai theksoi rëndësinë e këtij cikli trajnimi dhe ndikimin e tij në përmirësimin e ofrimit të shërbimit nga punonjësit tatimor si për bizneset ashtu dhe qytetarët.

Këtë aktivitet e përshëndeti dhe Zv. Ministrja e MFE znj. Vasilika Vjero. Ajo u ndal në aspektet pozitive që sjellin ndryshimet ligjore për tatimin mbi të ardhurat për administratën dhe tatimpaguesin.

Drejtoresha e Përgjithshme e QTATD-së Znj. Vilma Rakipi vlerësoi bashkëpunimin që Qendra ka me DPT, në kuadër të të cilit po zhvillohet dhe ky cikël trajnimi. Ajo theksoi që edukimi profesional i stafit ndikon në performancën individuale, atë të institucionit, dhe për pasojë dhe financave publike dhe për këtë arsye Ministria e Financave e merr shumë seriozisht procesin e mësimdhënies dhe mësimmarrjes të vazhdueshme të stafit të organeve fiskale.

Pas fjalëve përshëndetëse, takimi vazhdoi me procesin trajnues. Trajnerët ishin të gjithë pjesë e grupit hartues të ligjit, me njohje të thella në fushën fiskale dhe veçanërisht në atë të tatimeve direkte: Z. Nikolla Lera, Drejtor i Drejtorisë së Përgjithshme e Politikave të Makroekonomisë, Çështjeve Fiskale dhe Punësimit, së bashku me znj. Zarina Taja, znj. Xhorxhina Gjoni dhe znj. Doriana Toro.

Trajnimi u zhvillua në ambientet e Pallatit të Kongreseve dhe ishte i pari në ciklin 10 ditor të trajnimeve gjithëpërfshirese të stafit të organeve tatimore që parashikon trajnimin e mbi 1000 punonjësve.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *