Trajnim: Procedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë

Datë 10.10.2019, Qendra e Trajnimit të Administratës Tatimore dhe Doganore në bashkëpunim me Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve organizoi trajnimin me temë : “Procedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë – Parimet e Administrimit Tatimor” ku morën pjesë punonjës me pozicione pune si inspektor kontrolli, përgjegjës kontrolli, specialist finance, përgjegjës së mbledhjes së detyrimeve tatimore të cilët ndoqën paketën e plotë të trajnimit bazë mbi punonjësit e rinj miratuar nga Bordi i QTATD.

Gjatë këtij trajnimi vëmendja kryesore ishte mbi analizimin dhe zbërthimin e ligjit
nr.9920, datë 19.05.2008 “Për Procedurat Tatimore në RSH” i ndryshuar me ligjin nr.112/2016 “Për Procedurat Tatimore në RSH”.