Trajnim: Tatimi mbi Vlerën e Shtuar

Datë 11.10.2019, Qendra e Trajnimit të Administratës Tatimore dhe Doganore në bashkëpunim me Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë dhe Drejtorinë e Përgjithshëm të Tatimeve u organizua trajnimi me temë : “Bazat e tatimit mbi vlerën e shtuar – kuptimi i përgjithshëm dhe shpjegime bazë për njohjen e ligjit përkatës” në të cilin morën pjesë punonjës në pozicione pune si inspektor kontrolli, përgjegjës kontrolli, specialist finance,
përgjegjës së mbledhjes së detyrimeve tatimore.Gajtë këtij trajnimi u trajtuan disa nga aspektet kryesore mbi një temë aq të gjerë siç është TVSH,
ndër të cilat mund të përmendim rëndësia social -politike e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar, karakteristikat, fusha ku gjen zbatim, personat e tatueshëm, operacionet e tatueshme, vendi i operacioneve të tatueshme, lindja e tatimit, kërkueshmëria, vlera e tatueshme, zbritshmëria, detyrimet e personit të tatueshëm.