Trajnimi dhe testimi i punonjësve të rinj në periudhë prove të administratës doganore

Qendra e Trajnimit të Administratës Tatimore dhe Doganore në bazë të vendimit të Bordit nr.1, datë 21.01.2021, zhvilloi programin e trajnimit për punonjësit e rinj në periudhë prove të administratës doganore. Programi kishte në përbërje 10 tema trajnimi me qëlllim thellimin e njohurive bazë mbi administratën doganore. 

Pjesmarrës në këtë program trajnimi ishin 56 punonjës nga nga Drejtoria e Kontrolleve Paszhdoganimit Aposteriori, Drejtoria e Politikave të Vlerësimit Doganor, Drejtoria e Analizës së Riskut dhe Monitorimit, Drejtoria e Antikorrupsionit dhe Standarteve Profesionale, Drejtoria e Buxhetit dhe Financës, Drejtoria Teknike e Akcizës, Degët Doganore. Këta punonjës u trajnuan në fusha si kodi i etikës, mbrojtja e të dhënave personale, akciza, TVSH, regjimet doganore, vlerësimi doganor,rregullat e origjinës, tarifa doganore, borxhi doganor, përdorimi i programit asycuda, antitrafiku,si dhe  mbrojtja e të drejtave të pronësisë intelektuale.

Në përfundim të programit të trajnimit pjesmarrësit iu nënshtruan testimit mbi njohurit e fituara në fushat përkatëse.