OBJEKTIVAT

  • Objektivat Strategjike të QTATD-së për vitin 2015

 

Objektivi strategjik kryesor i QTATD është  edukimi fillestar e sistematik i  punonjësve të administratës tatimore dhe doganore me qëllim arritjen e objektivave strategjike të përgjithshme  qeverisëse dhe ato specifike të organeve fiskale  në përputhje me rregullat dhe dispozitat ligjore të QTATD dhe të tjerave në RSH.

 

Objektivi Strategjik 1

Hartimi i planit të trajnimeve në përputhje me objektivat qeverisës dhe nevojat e stafit të organeve tatimore dhe doganore.

 

Objektivi Strategjik 2

Organizimi i trajnimeve  në mënyre efikase dhe gjithpërfshirëse duke mbajtur një kosto sa më të ulët në mënyrë që stafet profesionale të oraneve tatimore dhe doganore  të pajisen me njohuritë e domosdoshme profesionale në funksion të një administrimi sa më të mirë tatimor dhe doganor dhe të rritjes së kapaciteve administrative .

 

Objektivi Strategjik 3

Përzgjedhja e temave  të trajnimit në funksion të rritjes së kapaciteteve administrative të afta për të  absorbuar reformat, për të kuptuar dhe zbatuar çdo ndryshim si në administrim ashtu dhe në teknikat ligjore me qëllimin për të maximizuar të ardhurat duke i shërbyer sa më mirë tatimpaguesve dhe me kosto sa më të ulët administrative.

 

Objektivi Strategjik 4

Hartimi  i një database përkatëse të:

  1. Pjesmarrësve nga tatimet/doganat
  2. Pjesëmarrësve nga jashtë
  3. Temave të trajnimit të tatimeve/doganave
  4. Lektorëve

 

Objektivi Strategjik 5

Vlerësimi i nevojave të dy administratave për trajnime vazhduese sipas kërkesave specifike të stafeve të tyre.