VEPRIMTARIA TRAJNUESE

QTATD ka si qëllim vendosjen dhe arritjen e objektivave që kanë të bëjnë me formimin profesional të organeve tatimore dhe doganore nëpërmjet dizenjimit të programeve të përshtatshme të trajnimit për punonjësit e rinj dhe ekzistues, e  me pas te  trajnimit  te tyre  si domosdoshmeri për krijimin dhe  zhvillimin e kapaciteteve profesionale të këtyre fushave.

Një nga elementët kryesore të reformës në Shqipëri është ndërtimi i një sistemi fiskal modern dhe eficent në linjë me EU, ngritja e një administrate eficente e të aftë të kuptojë dhe zbatojë reformat. Në këtë kuadër QTATD është përpjekur të organizojë punën në mënyrë që nëpërmjet dizenjimit të programeve të duhura për trajnimin, organizimin e tyre për kategoritë e duhura dhe përdorimin e metodave të duhura ti shërbejë ngritjes se kapaciteteve institucionale të duhura për realizimin e reformave fiskale në vecanti si dhe për kryerjen e funksioneve të përditeshme në fushën fiskale, në përgjithësi.